Ndriçoni flokun me 3 nuanca natyrale

Kanella nuk është vetëm erëza me aromë dhe e shëndetshme, është alternativë e sigurt për ndriçimin e flokut. Jo vetëm se ndihmon ta shndrisni flokun, por do t’i falni shkëlqim, butësi dhe prekje të mëndafshtë. Te përdorimi i maskës me kanellë, mund t’i forconi edhe folikulat e qimes dhe përshpejtoni rritjen e flokut.

Të gjitha këto janë fakte se kanella është prodhim i veçantë dhe përbërës të dobishëm, sidomos me vitamina dhe antioksidues. Efekti më i mirë arrihet në shndritjen e flokut ezmer.

Me një përdorim floku shkëlqehet për 2-3 nuanca. Pas përdorimit të maskës floku zbutet, merr cilësi të mëndafshtë dhe rigjallërohet.

Për përgatitjen e maskës ju nevojiten: 3 lugë mjaltë, 3 lugë kanellë, 5-6 lugë balsam për flokë. Në një enë prej qelqi përzieni mjaltin dhe kanellën. Përzieni ngadalë, që të bashkohen mirë. Kur të jenë bashkuar, shtoni balsamin për flokë. Përsëri i përzieni.

Tashmë maska është e gatshme. Shpëlani flokun si zakonisht, e kur të jenë tharë, krihni me krehër të rrallë, maskën e aplikoni me brushën për ngjyrosje. Kujdes mos e prekni fytyrën, mund të shkaktojë skuqeje dhe irritim. Kur flokun ta keni ngjyrosur, flokun e mblidhni lart. Aplikoni qese prej najloni dhe peshqir. E mbani ashtu për 30 minuta, e hiqni peshqirin, e qesen e lini edhe për 4-5 orë. Pas kësaj e shpëlani flokun mirë.

Komento