Ndryshimet brenda pesë minutave për secilën martesë

Pothuajse të gjitha çiftet do të pajtohen se të mbash martesën është një sfidë. Por, nga martesa rrallëkush do t’i largojë duart, prandaj, gjithmonë duhet bërë përmirësime. Ja dhe si.

Pa kurrfarë hezitoni t’i tregoni njëri-tjetrit atë që ju mundon

Është shumë e dëmshme për lidhjen nëse shtireni kinse gjithçka është OK. Prandaj, mos mbani asgjë brenda vetes, por në mënyrë të hapur tregoni partnerit se çfarë ju mundon tek ai, e ëma e tij, motra, vëllai apo diçka tjetër që ndërlidhet me të.

Veturën pastrojeni së bashku

Nëse bashkëshortit tuaj i ndihmoni rreth obligimeve, të cilat zakonisht vetëm ai i bën, do të ndiheni shumë më mirë. “Që nga koha kur një pjesë të pagesave të faturave i kam marrë përsipër, bashkëshorti im thekson se martesa jonë është shumë më pak stresuese. Gjëra të vogla bëjnë ndryshime të mëdha”,thotë 45-vjeçja Xhenifer Li.

Numëroni deri në dhjetë

Nëse në shtëpi ktheheni me disponim të keq dhe i nervozuar, pushoni nja pesë minuta. Uluni në tarracë apo shikoni postën…kthjelloni kokën dhe mos u hidhni mbi secilën fjalë të të dashurit tuaj.

Tregojeni ëndrrën seksuale deri në detajin e fundit

Truri ynë është arma më e fortë me të cilin mund të zgjojmë dëshirën seksuale në vete. Prandaj, kur të ëndërroni gjëra të tilla, mos u turpëroni t’i ndani me të dashurin tuaj.

Gjithmonë falënderojeni partnerin tuaj

Kur dilni së bashku me shoqërinë, në bisedë gjithmonë rrëfeni se si shoku juaj më i mirë është vetë bashkëshorti. Edhe për juve do jetë kënaqësi kur bashkëshorti juaj ju falënderon.

Silluni si adoleshentë

Kujtojeni shkollën e mesme dhe rrëfeni përjetimin e atyre ditëve. Takimet e para, dehjen e parë, dashurinë e parë…gjëra të tilla ju bëjnë të lumtur.

 Fëmijëve lexojuni bashkë

Ndani momentet më të bukura së bashku. Të dy shtrihuni pranë fëmijëve dhe i lexoni një tregim për natë të mirë. Kjo ju sjell lumturi, dashuri dhe lidhje në familje.

 

Hapni shishen e verës

Disa hulumtime vërtetojnë se çiftet që konsumojnë bashkë ndonjë gotë janë më të afërt dhe kanë më pak probleme në lidhje, në krahasim me ato çifte të cilat fare nuk pinë së bashku. Natyrisht, gjithçka në kufijtë e normales. Hapni një shishe verë dhe me nga një gotë, nën dritën e qirinjve kaloni një natë romantike.

 Bëni dush së bashku

Pa marrë parasysh se sa e ngjeshur të jetë agjenda e punës, gjithkush prej nesh mund të gjejë pesë minuta. Futuni me të dashurën nën dush, herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje dhe “zbukurojani” ditën.

Vallëzoni me këngën e martesës

Nëse dëgjoni këngën e martesës, mos u shtirni kine nuk po e dëgjoni. Merreni të dashurin, vallëzoni dhe kujtoni momentin tuaj më të bukur të jetës suaj.

Komento