Ndryshoni pamjen tuaj

Ndryshoni pamjen tuaj Nëse dëshironi ndryshim të shpejtë të pamjes tuaj këtë mund ta arrini duke ndërruar ngjyrën e flokut tuaj. Ngjyrosja e flokëve sjell deri te ndryshimi më i shpejtë i pamjes suaj.

Mirëpo, ndonjëherë ndodh që, përkundër se ngjyra duket bukur në paketim, në flokët tuaj del ndryshe. Prandaj duhet pasur kujdes në zgjedhjen e ngjyrës në bazë të prodhuesit dhe në raport me tenin e fytyrës suaj.

Dallojmë dy tipe kryesorë të ngjyrave për flokë: ngjyrat që qëndrojnë gjatë dhe ato që qëndrojnë një kohë më të shkurtë.

Të parat përzihen me hidrogjen, i cili çel ngjyrën e flokut dhe depërton në thellësi duke i dhënë ngjyrë. Ndërsa të dytat i ngjyrosin flokët vetëm sipërfaqësisht, dhe janë ngjyra të mira për ndryshimin e tërësishëm të ngjyrës së flokëve.

Nëse dëshironi të zgjidhni ngjyrën e flokëve, është shumë me rëndësi që ta përshtatni tenin e fytyrës tuaj me ngjyrën e flokëve.

Femrat të cilët kanë një ten më të çelë të fytyrës nuk duken mirë me flokë shumë të errëta. Nëse ngjyra natyrale e flokut tuaj është kafe, është shumë vështirë që të bëheni bionde. Këtë gjë mund ta arrini vetëm pas një kohe të gjatë të ngjyrosjes, duke përdorur të njëjtën ngjyrë dhe të njëjtën nuancë.

Nga ana tjetër, duhet ditur se floku i pranon mirë pigmentet e kuqe, mirëpo nëse jeni bionde dhe dëshironi ngjyrë të kuqe, atëherë duhet të gjeni ngjyrë të tillë, e cila është dy-tri tonë më e errët sesa ngjyra të cilën dëshironi ta keni në flokët tuaj.

Zgjedhja me e sigurt për të gjithë është ngjyra kafe, nuancat e të cilës janë nga ato të shndritshmet deri te ato më të errëtat.

Në rastet e zgjedhjes së ngjyrës së zezë, duhet të keni kujdes, sepse vajzat të cilat kanë ten të errët apo të zbehtë nuk do t’u qëndrojë mirë nuanca e zezë. Ngjyrën e zezë të flokut është lehtë ta fitoni, sepse molekulat e pigmentit të zi janë më të mëdha, dhe më lehtë e mbulojnë të gjithë gjatësinë e flokut.

Komento