Ne dashuri ekzistojne gjithmone sekretet

Akt fizik mes dy personash, por me boten shpirterore, me emocionet qe rrethojne kete marredhenie fizike, me emocionet dhe ndjesite ndaj atij qe ke prane, te cilin e do, me friken, intimitetin por qe ekziston gjithmone sekreti…

Nje psikologe britanike, e cila i eshte perkushtuar prej vitesh fushes se marredhenieve seksuale mes mashkullit dhe femres, pati nje ide brilante per te vazhduar me tej eksplorimin e nje lidhjeje, per te cilen pretendohet se dihet gjithcka. 

Fusha e vemendjes se saj ka qene kryesisht e perqendruar te femra dhe gjetja e shkakut te shkeputjes se saj me te hershme se mashkulli, nga bota e marredhenieve intime.

Prej vitesh, kategori te ndryshme grash e kishin pyetur pafundesisht per marredheniet e zbehta me partneret dhe per mundesine e gjetjes se “magjise” qe dikur kishin me bashkeshortin, apo te dashurin e tyre. Pergjigjet qe ajo u kishte dhene ketyre grave ishin: gjej nje grua per te mbajtur femijen, per te pasur me shume kohe per bashkeshortin, shkoni ne hotel, blini veshje me provokuese. Ne thelb te te gjithe ketyre keshillave ishte kujtesa qe cdo grua duhet t’i beje vetes se vec te tjerash eshte edhe femer.

Me pas psikologes i lindi nje ide brilante. Ajo perzgjodhi 98 cifte te cileve u la detyren qe per nje vit te shkruanin nje ditar, ne te cilin te shpreheshin pa rezerva dhe censura per ate qe ndjenin per partnerin dhe lidhjen e tyre, madje edhe per partnere te tjere e ide per lidhje te tjera. Te gjitha keto rrefime, sigurisht te pa personalizuara, ajo i hodhi ne nje liber, qe rrefen histori te patreguara, sic jane ne pergjithesi historite e rrefimet e ditareve. Ne keto ditare te paraqitet nje bote plot me emocione personale, dhimbje dhe ndonjehere edhe ide te reja.

Ne fakt keto ditare nuk kane fare lidhje me seksin, si akt fizik mes dy personash, por me boten shpirterore, me emocionet qe rrethojne kete marredhenie fizike, me emocionet dhe ndjesite ndaj atij qe ke prane, te cilin e do, me friken, intimitetin, mirenjohjen, fajin, vetmine, shpresen. Nga ajo qe del ne materialin e ditareve duket se per te gjithe, gjeja e fundit qe cojne neper mend, eshte gjetja e “pozicioneve te reja qe te japin kenaqesi”. Historia e tyre eshte histori ndjenjash.

Meshkujt, per shembull, shqetesohen shume se perse kane ndjesine se bashkeshortja e tyre nuk eshte me aq e lidhur shpirterisht sa me pare, apo grate vete mendojne se si eshte e mundur qe i shoqi vazhdon te pretendoje prej saj seks, kur ne mengjes nuk i derdhi plehrat e shtepise, si shenje se ia degjon serish fjalen. Mbi te gjitha keto ditare provojne katerciperisht se nuk ekziston fjala “normale” ne asnje lloj marredhenieje. Ajo qe te bie ne sy eshte se ndryshimet qe kane te bejne me vetebesimin dhe ndjesite jane te ndryshme nga brezi ne brez.

Komento