Në filmat pornografikë nuk është mirë të besohet

Të dhënat e reja tregojnë se edhe meshkujt edhe femrat pëlqejnë të shikojnë filma pornografikë, të cilët nganjëherë iu ndihmojnë si frymëzim, mirëpo nuk është mirë të besohet në gjithçka që shihet në këto filma.

Është fakt se të dyja palët pëlqejnë të shikojnë dhe të provojnë atë që kanë parë në film që doemos i ka inspiruar. Mirëpo, nëse ende nuk e keni kuptuar- ndoshta ajo që keni parë në ekran nuk është pikërisht ashtu siç e keni parë, sepse për shumë skena nevojiten përsëritje dhe përshtatje.

Pozitat e ndryshme nganjëherë iu duken joshëse, mirëpo në fakt ato mund të jenë të rrejshme dhe të shkaktojnë dhimbje. P.sh. qëndrimi me take mbi partnerin jo vetëm se do t’ua prishë natën, por mund të shkaktojë lëndim shumë serioz trupor.

Ndërsa nga ana tjetër, goditja e lehtë në prapanicë, gërvishtjet e lehta me thonj, kafshimet e ndjeshme, apo shtypjet e forta- mund të jenë vërtetë inspiruese.

Sido që të jetë, para së gjithash, është mirë që të dy partnerët të pajtohen se dëshirojnë të eksperimentojnë diçka që kanë parë në film për të freskuar jetën e tyre seksuale, mirëpo duke mos harruar asnjëherë se jeta nuk është film dhe disa gjëra thjesht nuk mund të bëhen si në film, e sidomos si në një film pornografik. Prandaj ngadalë, dhe kënaquni të dytë./telegrafi/

Komento