Në modë xhinset me margaritar

Nëse dikush do të thoshte se kombinimi i xhindeve me margaritar të lirë plastik do të jetë në trend dhe se të gjithë do të dashurohen në këtë trend, askush nuk do ta mendonte.

Kjo, në fund të fundit, tingëllon në diçka që shumë pak femra do ta provonin, por kur nga fjalët kalohet në vepra në fakt duken mirë.

Trendi është përhapur me të madhe në rrjetin shoqëror “Instagram”, saqë deri në fund të pranverës do t’i kalojë edhe xhinset e grisura dhe në vend se të jepni të holla edhe për një model të ri, atëherë merrni gjërat në duart tuaja. Kështu rrejti shoqëror është i mbushur me xhinse me margaritar, që vërtet duken bukur.

Pra, ju mbetet juve që ta mbushni njërën këmbë, apo edhe dyja, me plot margaritarë prej plastike dhe të kombinoni krejt çfarë ju shkon me stilin tuaj. Në mënyrë që punët të janë edhe më mirë, nuk ka fare rëndësi nëse xhinset janë të ngushta apo të gjera, të gjata apo të shkurta, krejt çfarë ka rëndësi është të kanë margaritar. Perlat mund t’i ngjitni me ngjitës apo me ndonjë mënyrë tjetër. Ajo që dihet është se do të bini në sy, për të mirë, dhe rezultatet do të janë mahnitëse,transmeton gazeta Kosova Sot.