Në shitje fustani i Bella Swan

Vetëm një javë pas premierës botërore të kopjes së fustanit martesor të cilin e mban Bella Swan në vazhdimin “Twilight: Breaking Dawn”, ai tashmë gjendet në shitje.

Përveç vampirëve joshës që shfaqen në sagën e suksesshme filmike, fanset e këtij filmi kanë joshur edhe nga fustani martesor i Bella Swan, i cili është bërë shumë i dëshirueshëm nga nuset e ardhshme.

Fustani me mëngë të gjata dhe me dantellë në pjesën e hapur të shpinës, mban firmën e dizajneres Carolina Herrera, e cila për krijimin e tij është frymëzuar nga vetë libri i Stephanie Mayers, duke krijuar kështu një fustan ëndrrash. /Telegrafi/

One Comment

  1. shumm vello e bukur .me pelqen dizajni poashtu ka nje shkelqim shum te bukur,
    Izabella <3 ka me te vertet nje bukuri natyrale dhe natyrisht qe edhe vello i rrin shum bukur ne linjat e trupit.'Twilight saga Breaking down part 1

Komento