Në trend bluzat me shirit

Në trend bluzat me shiritBluzat do të përdoren me të madhe këtë vjeshtë, e nëse duhet ta veçojmë ndonjë bluzë të caktuar, atëherë ajo do të ishte bluza me shirit rreth qafe.

Të lehta, valëvitëse, femërore dhe romantike, bluzat me shirit të lidhur në qafë kanë një sharm të veçantë. Ato na i kujtojnë vitet 1950, por edhe 1980, kur ishin simbol i femrave profesionale. Këto bluza do të jenë një trend i madh edhe këtë vjeshtë dhe, nëse ju pëlqejnë, ju preferojmë që t’i bartni në kombinim me një fund “midi pencil”, apo me minifund, me qepje “A”, me xhepa të mëdhenj. Mos i harroni takat bllok. Bluza me shirit rreth qafe do të duket për merak në kombinim me pantallona të gjerë, apo me xhinsi. Shtojeni kapelën “fedora” dhe këpucët e kaubojve, për ta plotësuar këtë pamje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këtë sezon “Gucci” ka dalë me disa nga bluzat më të bukura me shall rreth qafe, por të tilla ofrojnë edhe brendet e tjera, si “Zara” dhe “Manga”.

Mund të eksperimentoni me stil dhe ta lidhni shallin, apo ta lini që të bjerë lirshëm.