Në trend flokët e ngritur

Në trend flokët e ngriturNë disa revy të modës për sezonin e ardhshëm vjeshtë/dimër, disa stilistë flokësh kanë pasur shumë punë, duke krijuar njërin nga trendët më të mëdhenj të sezonit, nëse flasim për flokët.

Ndërsa këtë stil e ka nxitur këngëtarja Rihana! Bëhet fjalë për flokët e ngritur lart, si në tufa, ashtu edhe në të shprishura, pra gjithçka që shkon në drejtim të qiellit.

Disa kanë bërë edhe kombinime, siç është Mark Xhakobs, ku stilet e flokëve, por edhe grimi janë tejet imagjinues, derisa të tjerët siç është dyshja ‘Badgley Mischka’, kanë mbetur të matur me rrobat dhe imazhin që ofrojnë.

Çelësi është tepër shumë llak për flokë, flokët në shumicën e rasteve krihen drejt pjesës së pasme dhe pastaj ngrihen lartë duke e spërkatur me llak të shumtë, në mënyrë që forma dhe volumi që arrihet, të mbetet i qëndrueshëm për një kohë të gjatë.

Këto stile flokësh,për të gjitha orët e ditës dhe natës.Stilet e flokëve të cilët shumicës do t’i përshtateshin për raste të mbrëmjes, adhurueset e mëdha të modës, do t’i bartnin edhe gjatë ditës, pra edhe në zyrë. Natyrisht, për diçka të tillë, duhet zgjuar më herët në mëngjes, por mundi shpaguhet.

Është shkëlqyeshëm që sa të komplikuara që duken, shumica prej tyre janë shumë të thjeshta. Disa kopsa dhe një krehër dhe shumë regjeneratorë për brushimin e mëvonshëm. Oskar de la Renta gjithashtu në modelet e tij ka ngritur flokët, çka edhe më shumë e ka theksuar magjinë e kreacioneve.