Në trend fustanet mëndafshi, xhaketa “bomber”

Në trend fustanet mëndafshi, xhaketa “bomber”Nëse keni nevojë për pak inspirim të stilit nga vitet e nëntëdhjeta, shikoni pak albumet e vjetra të pluhurosura ku mund të gjeni versione të ndryshme me shumë stil, të paktën sa i përket këtij sezoni.

Përveç faktit se dëshirojmë të dukemi dhe vishemi mirë si blogeret dhe femrat në rrugë, dizajnuesit dëshirojnë të urrejnë këtë trend dhe ti kthehen modës së vjetër.

Nëse femrat kanë diçka njohuri rreth viteve të nëntëdhjeta, atëherë njohin stilin e përkryer të atëhershëm, e sidomos fustanet rrëshqitëse prej mëndafshi. Duke filluar nga Courreges e derit ek Emilio Pucci, ky sezon ka bërë një rikthim të kësaj mode, që mund të kombinohet me gjithçka.

Në trend fustanet mëndafshi, xhaketa “bomber”

Përmes Calvin Klein, kur mendojmë rreth viteve të nëntëdhjeta, kujtojmë edhe Tommy Hilfiger. Disa muaj më parë, ky brend i njohur filloi një kampanjë që plotësisht feston këtë dekadë mode. Si fytyrë e zgjedhur reklamuese në vitin 1997, ishte këngëtarja Aaliyah. Ajo kishte të veshur pantallona të gjera ku i shiheshin brekët nën markën Tommy Hilfiger. Gati njëzet vite më vonë, motrat Suki Ëaterhouse dhe Immy u bënë fytyrat reklamuese që neve na kthejnë plotësisht në vitet e nëntëdhjeta. Përveç këtyre modeleve, nuk duhet anashkaluar as Kendall Jenner dhe Hadid. Bella dhe Gigi shpesh herë na befasojnë me elemente të tilla të viteve të nëntëdhjeta. Kendall adhuron modelin e pantallonave me bel të lartë dhe shpesh e shohim me pantallona me prerje të shkurtë se sa të gjatësisë normale.

Në trend fustanet mëndafshi, xhaketa “bomber”

Nuk duhet të harrojmë edhe motrën e saj, Kylie Jenner, e cila pushtoi botën e bukurisë me buzëkuqët dhe lapsat për buzë, e cila u bë aq e famshme për nuancat mat – rozë dhe kafe. Kjo ka qenë definitivisht një lëvizje e qëlluar marketingu sepse buzëkuqët e saj u shitën për vetëm 30 sekonda. E më pas në eBay këto sete buzëkuqësh u dyfishuan, mdaje trefishuan me çmim më të lartë…