Në trend mospërdorimi i maskarës

Në trend mospërdorimi i maskarësNdonëse trendët e grimit dhe të bukurisë ndryshojnë vazhdimisht, një trend që ekziston tash e një kohë të gjatë është përdorimi i maskarës. Me shumë gjasë nuk e keni dëgjuar dikë të ankohet për qerpikët e zinj, të plotë apo të gjatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Megjithatë, kjo gjë duket se do të ndërrojë, pasi që, ngadalë por sigurt, ka filluar të praktikohet përdorimi minimal i maskarës, e këtij trendi më së shumti i kanë kontribuuar paraqitjet e yjeve si Downton Abbey e Jennifer Lawrence, të cilat kanë qenë ndër të parat që e kanë marrë guximin të paraqiten pothuajse pa maskarë.

Natyrisht, askush nuk mund ta mohojë faktin që shmangia e përdorimit të maskarës në jetën reale mund të jetë shumë e vështirë, megjithatë është shumë e rëndësishme që ta provoni një gjë të tillë, pasi që, gjatë kësaj vere, qerpikët e gjatë, të ngarkuar me maskarë, do të shihen shumë rrallë.

Komento