Në trend vetullat si pendë

Bota e grimit dhe bukurisë estetike gjithmonë sjellë surpriza të reja.

Duket që çdo ditë vjen një trend i ri, e secili është më i “çmendur” se ai paraprak.

E tani nëpër rrjetet sociale është duke u parë trendi i “vetullave pendë”.

Para disa ditësh artistja e grimit, Stella Sironen, publikoi disa fotografi të “vetullave pendë” që shumë shpejt u përhap në internet si trendi i radhës.

Më poshtë mund të shihni se për çfarë bëhet fjalë dhe se a po ju pëlqen.