Në vend të kafes së mëngjesit pini lëng limoni!

Në vend të kafes së mëngjesit pini lëng limoni!Të gjithë personat që mbajnë dietë e dinë se limoni ka mjaft antioksidues dhe i ndihmon të gjithë që duan të dobësohen në mënyrë të shëndetshme.

Ndonëse konsumojmë shpesh çaj të nxehtë ose të ftohtë dhe kafe ne nuk dimë se përpos efekteve pozitive kanë dhe anën tjetër të medaljes.

Ndaj sipas dietologëve është e këshillueshme që në një masë të madhe të zëvendësoni kafen e mëngjesit me lëngun e limonit, pasi ju ndihmon shumë, përcjell “Zeri.info”.

Mjekët këshillojnë që si fillim në verë të konsumohet një gotë ujë me limon, e ftohtë, ndërsa në dimër i njëjti produkt, por i nxehtë.

Lëngu i limonit ju ndihmon në pastrimin e organizmit dhe largon helmet nga trupi.

Limoni ka mjaft antioksidues dhe ndihmon personat që duan të dobësohen duke marrë vitaminën C, për të cilën trupi ka shumë nevojë.

Komento