Nëse keni quka në fytyrë mos u mërzisni, janë kthyer në trend

Nëse keni quka në fytyrë me siguri keni pasur raste që keni dëshiruar sikur të mos i kishit ato.Por së fundmi një trend i ri po pushton modën e të rinjve, kryesisht femrave.

Këto të fundit po paguajnë për të pasur quka artificiale duke i krijuar ato me anë të tatuazheve në fytyrë.

Kështu që nëse keni quka, mos u mërzisni më, sepse i keni kursyer vetes lekët e tatuazhit dhe sërish jeni në modë.

Komento