Ngacmimi i puçrrave

Shumë femra ngacmojnë puçrrat dhe komedonet (mitiserat). Shtrydhja e puçrrave mund të shkaktojë probleme të mëdha dhe të lërë shenja.

Largimi i papastërtisë nga fytyra nuk rekomandohet kurrsesi të bëhet me gishta, për shkak se ajo mund të shkaktojë infeksion, por edhe të infektoj pjesë të tjera të fytyrës dhe të pëlcasin kapilarët. Në raste të tilla mund të vendosni një maskë për të pastruar fytyrën.

Çdo herë duhet të përfshihet një zonë më e gjerë. Më të mirat janë preparatet që përmbajnë benzoil peroksid. Ndërsa, në rastet më të rënda, vizitoni ekspertin për këtë lëmi.

Njeriu nuk mund ta mbajë veten dhe i shtrydh menjëherë puçrrat që vë re në fytyrë. Shtrydhja e puçrrave mund të shkaktojë probleme të mëdha dhe të lërë shenja. Kur puçrra shtrydhet lënda e cila bllokon poret del jashtë, por pjesa më e madhe mbetet brenda. /

2 Comments

  1. si mund ti heqim pucrrat?? si te jete e perbera maska qe do bejme??

  2. po kur ato shenja tashme jan shkaktuar nga ngacmimi i pucrave,cduhet te bejme per ti hequr ato shenja??

Komento