Ngjitësit për mitesere shkaktojnë dermati

Lyerja e miteserit me ngjitës, dhe pastaj largimi i “shiritit” të tharë, është një variant shtëpiak i veprimit të ngjashëm me shiritat kozmetikë të pastrimit të lëkurës.

Megjithatë, dermatologët në mënyrë kategorike kundërshtojnë përdorimin e ngjitësit për këtë qëllim, në radhë të parë për shkak të mundësisë së dëmtimit të lëkurës, që mund të shkaktojë dermatit – skuqje e pakëndshme dhe kruarje, sikurse në rastet e reaksioneve ndaj dyllit depilues.

Edhe nëse e bëni këtë ngjitës-piling pa e dëmtuar lëkurës, ajo që do të largoni nga lëkura do të jetë yndyrë dhe jo miteser. /Telegrafi/

Komento