Ngjyra bionde në dimër

Pavarësisht se ngjyra bionde është ngjyrë që përdoret më shumë në pranverë dhe verë, ajo mund të aplikohet dhe në dimër, për të parapërgatitur flokët për pranverën.

Zakonisht, njerëzit rekomandojnë kontrastin mes ngjyrave bezhë dhe fijeve të çelëta dhe bazave çokollatë, por pa anashkaluar ngjyrat e stinës, siç janë: e kuqja, bakri dhe patëllxhani. Por, këto lloj ndërhyrjesh bëhen me shumë kujdes.

Ngjyra bionde platin do të ishte shumë e veçantë, por këto kërkojnë trajtim specifik me maska, shamponë dhe vajra të veçantë. Dhe tek baza të kuqe, karotë apo patëllxhan, mund të ndërhyhet me fije të lehta, të cilat japin idenë e dyngjyrëshit.

Pavarësisht se ngjyra bionde është ngjyrë që përdoret më shumë në pranverë dhe verë, ajo mund të aplikohet dhe në dimër, për të parapërgatitur flokët për pranverën. /Telegrafi/

Komento