Ngjyra natyrale dhe të gjalla për një grim të lehtë

Pranvera, si zakonisht, është periudha më e mirë për të filluar rinovimin e kutisë së bukurisë, edhe sepse duhet të jetë një prelud për gjallërinë e verës. Me fjalë të tjera, të natyrshme, por me një grim tepër të shndritshëm.

Fytyra
Para së gjithash, është mirë të kesh përherë një lëkurë të shëndetshme dhe për të cilën je kujdesur; kjo nuk do të thotë të nxirë nga dielli, tendencë “jashtë mode” për këtë stinë, në të cilën do të mbizotërojnë kryesisht tonet e ftohta dhe të çelura, edhe atëherë kur lëkura ka ngjyrë të ngrohtë dhe të zënë.

Paraqitja që shkon më shumë në modë duhet të japë një efekt të ëmbël dhe të lehtë, disi të qelibartë, por tepër natyral. Në mollëza, më mirë një krempudër, për të nënvizuar sa më tepër pamje “të natyrshme”. Për përdorim të përditshëm, ngjyra të ndritshme, ngjyra pastel dhe tone të natyrshëm. Ndërsa për në mbrëmje mund ta teproni pak më shumë, duke shkëlqyer në tonet e arta, argjendta dhe shkëlqyes me xixa.

Sytë
Fjalëkalimi është të shkëlqejnë. Jo vija të drejta pra, por harkore dhe linja të rrumbullakosura. Qepallat duhet të kufizohen me një laps të errët, të grimosur nga një penel, për një hijezim më të ngrohtë. Për tonet, tendenca është për ngjyrat vibruese dhe tepër të gjalla. Dritë jeshile edhe për ngjyrat e ftohta dhe pastel, që nga lejla, roza, roza e ndezur me efekte të ngurta. Ton gri perle dhe rimel i zi për ato që pëlqejnë një vështrim më intrigues.

Buzët
Risia dhe vëmendja e tualetit për stinën e ardhshme është përqendruar e gjitha mbi buzët. Pas rikthimit të të kuqes kohët e fundit, prirja është zhvendosur në ngjyrat e gjalla, për buzët më të çelura dhe më pak të kuqe se ngjyra e vet natyrale. Me përparësinë se është më e lehtë për të zmadhuar buzët duke kapërcyer lehtësisht kufijtë natyralë të buzëve.

Për të marrë këtë efekt, përdor nuanca të çelura siç është roza e zbehtë, mbi të cilat mund të bësh vetë formën e buzëve. Mund të përdorësh ndoshta edhe pak shkëlqyes buzësh, por jo gjithmonë. Në fund, për ato që kanë buzët e holla, pak shkëlqyes të lëngshëm, protagonisti i vërtetë i kësaj stine, për të marrë një efekt më voluminoz.

Komento