Ngjyrat për vjeshtën 2010: karamele, mjalti dhe kafe e bardhë

Të gjitha nuancat e kafesë, nga karamelja dhe mjalti deri te ngjyra e kafet e bardhë, janë të renditura lartë në trend listën për sezonin vjeshtë/dimër 20101/2011.

Përveç ngjyrë së zezë të pashmangshme, këtë vjeshtë dhe dimër, do të vishen edhe ngjyrat e mbyllëta, veçanërisht ato pak të ndritshme.

Shtëpitë luksoze të modës, të cilat diktojnë trendet e modës, në revytë e tyre për sezonin vjeshtë/dimër 2010/2011, rëndësi të veçantë i kanë dhënë ngjyrave karamele, mjaltë dhe kafesë së bardhë.

Palltot, mantelet, fundet, pantallonat, por edhe këpucët, kapelat, çantat e dorës dhe detajet tjera në miniaturë – të gjitha janë prej këtyre tri ngjyrave.

Si dëshmi janë modelet e revyve të këtyre ditëve MaxMara, Fendi, Hermes, Lanvin, Dolce & Gabbana. /Telegrafi/