Ngjyrat perfekte per pranvere 2012

I ftohti i dimrit me ne fund ka kaluar, kane ardhur ditet e para me diell dhe pak nga pak fillojme te heqim veshjet e renda, e njejta gje vlen edhe per kepucet edhe pse nuk eshte momenti i pershtatshem per sandalet eshte koha per te veshur nje pale balerina te lehta.

Por gjithsesi kembet duhet te jene te kuruara mire, lekura duhet te jete e hidratuar dhe thonjte duhet te jene te limuar mire dhe te lyer me nje manikyre te bukur.

Sot do te shohim cilat jane tendencat e pershtatshme per pedikyr dhe me ne trend per pranveren 2012.

Persa i perket thonjve kete pranvere mund ti lejoni vetes cdo gje. Jane shume ne mode manikyret me ngjyra te ndezura, fluo, do te jene gjithmone ne mode ngjyrat dark si dhe tonalitet neutro dhe delikate.

Thame se manikyret dark do te jene shume ne mode per te gjithe sezonin, ne te vertet ngjyrat e erreta do te jene ne top ne versione te ndryshme, me reflekse dhe me drite. Edhe per kembet ashtu si dhe per duart, manikyret pearl do te jene ne trend. Pervec tonaliteteve dark, edhe ngjyrat e ndezuar apo fluo do te kene vendin e tyre kete sezon.

Komento