Ngjyrat verore që mund të përdoren në fytyrë

Ngjyrat verore që mund të përdoren në fytyrëPërdorni fruta për kujdesin ndaj lëkurës.

Vitamina C është aleati më i mirë kundër rrudhave, vajrat esenciale nga frutat largojnë depresionin, kurse agrumet mund të përdoren për make-up veror, prandaj lirisht mund të eksperimentoni.

Kur termometri qëndron mbi 30 gradë celsius, shumë femra preferojnë të zëvendësojnë aromat e vaniljes dhe kokosit me ato të agrumeve të freskëta.

Prej kohësh janë të njohura vlerat e tyre shëruese, vaji asterik nga lëkura e këtij grupi frutash largon depresionin dhe ngre disponimin, shkruan “Zëri”.

Kjo është arsyeja pse gjatë verës aromat e preferuara janë ato që përmbajnë ekstrakte portokalli dhe limoni.

Nëse pyesni dermatologët, shumica e tyre do të bien dakord se vitamina C, me të cilën janë të pasura frutat agrume, është aleati më i mirë në luftën kundër rrudhave.

Përveçse mbron lëkurën nga radikalet e lira, zbardhon pigmentimin, stimulon prodhimin e kolagjenit (i cili e bën lëkurën më të fortë), redukton iritimet dhe inkurajon lëkurën për vetëshërim, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Nëse jeni duke përdorur serume me vitaminë C, sigurohuni për të aplikuar në lëkurë krem me SPF të lartë, përndryshe mund të merrni djegie të lehtë për shkak se lëkura është më e ndjeshme.

Agrumet kanë rol kryesor për grimin veror pasi e verdha, portokalli dhe e gjelbra janë ngjyrat që i adhurojmë në kohën ngrohtë të vitit.

Ndërsa buzëkuqi portokalli ose koral është bërë i domosdoshëm në çdo çantë të kozmetikës, hijezimi jeshil dhe i verdhë ende është i rezervuar vetëm për trimëreshat, sepse rrëmben vëmendjen kudo që ato shfaqen.

Por veprimi me dush të gjelbër ose laps mund të jetë një mënyrë e matur për këtë trend, edhe kur nuk guxoni të aplikoni “smokey” të gjelbër.