Ngjyre cokollate ne plazh: Ju vjen ne ndihme rrushi

Lekure ne ngjyre cokollate? Keshillat e specialisteve per nje nxirje te perkryer perfshijne konsumin e frutave dhe perimeve ne ngjyre portokalli si pjepri, kajsite dhe karotat, pasi permbajne betakaroten, i cili favorizon nxirjen e lekures. Por nje tjeter “ndihmes” qe ju jep nje dore per te qene te kenaqur me ngjyren e lekures tuaj eshte rrushi.

Sipas nje studimi te Universitetit te Barcelones te publikuar ne Journal of Agricoltural and Food Chemistry, disa substanca qe jane ne permbajtje te rushit ndihmojne ne nxirjen e lekures. Substancat e quajtura polifenole kundershtojne radikalet e lira te rrezatimit ultraviolet, te cilat vijne si pasoje e ekspozimit ne diell.

Sic e dime te gjithe, rrezet ultraviolet jane shkaku kryesor i semundjeve te lekures, prandaj substancat e pranishme tek rrushi, te cilat jane ne perberje te locioneve solare, mund te na ndihmojne te zgjedhim nje krem qe siguron nxirje te lekures dhe njekohesisht e mbron ate. Pervec ndihmes qe na jep per te marre ngjyren e deshiruar, rrushi parandalon edhe djegiet qe vijne si pasoje e ekspozimit te gjate ne diell.

Sidoqofte, frutat me tonet e te verdhes deri ne te kuqe si: ananasi, luleshtrydhja, portokalli, kajsite dhe pjepri mbeten gjithmone “aleatet” e nje nxirjeje natyrale dhe qe zgjat ne kohe.