Një cop çokollate çdo ditë ju zgjat jetën

Një cop çokollate çdo ditë ju zgjat jetënNjë dozë çokollatë çdo ditë të zgjat jetën. Është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që i preferojnë ëmbëlsirat, i cili vjen nga një kërkim i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në veçanti në Universitetin e Aberdeen, Manchester, Cambridge dhe East Anglia Si për çdo gjë, edhe konsumi i çokollatës duhet të jetë i moderuar.

Ekspertët rekomandojnë të limitohemi në një apo dy copëza në ditë, për të pasur një kontroll të duhur në shëndet. “Nuk ka asnjë provë që të tregojë se çokollata është një ushqim që duhet evituar për të gjithë ata që mendojnë se përbën rrezik për sëmundjet kardiovaskulare”,- shpjegojnë mjekët.

“Madje, kemi vënë re se konsumi i çokollatës në mënyrë të moderuar dhe të përditshme sjell një gjendje më të mirë të zemrës”,- shtojnë ata.

Tek personat që konsumojnë çokollatë rregullisht, rreziku i të pasurit një infarkt ulet me 11%. Për ata që kanë konsumuar 100 gramë në ditë gjatë fazës eksperimentale, rreziku i vdekjes së shkaktuar nga një problem me origjinë kardiovaskulare është llogaritur në 25%.

Janë rezultatet që pa dyshim entuziasmojnë të pasionuarit pas çokollatës, e cila është e pasur me flavinoide.

Komento