Një e treta e femrave nuk dalin asnjëherë pa makijazh

Duket se një numër i madh i femrave mendojnë se natyrës i duhet pakëz ndihmë nga anash. Një e treta e femrave asnjëherë nuk dalin nga shtëpia pa makijazh, ndërsa më shumë se një e katërta e tyre gjithmonë zbukurohen pasi të kenë kaluar dy-tre orë jashtë.

Sipas rezultateve të anketës së realizuar nga shoping-kanali QVC në Britani të Madhe, femrat mendojnë mesatarisht dhjetë herë në ditë për dukjen e tyre. Tre nga dhjetë femra nuk do të guxonin të shkojnë deri në treg pa vënë së paku buzëkuq.

Intervistat për punë dhe takimet e para janë situatat në të cilat femrat më së shumti i kushtojnë vëmendje dukjes së tyre dhe atëherë vënë më së shumti makijazh.

Më shumë se një e treta e femrave thonë se dëshirojnë të duken bukur për femrat tjera dhe jo për ta joshur gjininë e kundërt, gjë që sugjeron se vartësia nga kozmetika është nevojë për ngritjen e vetëbesimit. /Telegrafi/

Komento