Një kurë për të luftuar celulitin

Tashmë po mendon për një kurë efikase që të luftosh celulitin e urryer. Tani vrapo në kuzhinë dhe përgatit xhenxhefilin (ginger) i cili është një aleat mjaft i mirë në luftë kundër celulitit të vjetër, sepse stimulon mikro-qarkullimin.

Merr 2 lugë vaj bajamesh, 4 lugë lëng limoni dhe tre lugë xhenxhefili. Aplikojini në zonat e ftohta dhe në gropat e vogla.

Duhet të jesh konstante të paktën për një muaj, rezultati nuk do të vonojë të bëhet i dukshëm.

Xhenxhefili është bimë tropikale. Rrënja e tij ka një erë të këndshme, kurse shija është e ëmbël pikante dhe shumë e freskët. Xhenxhefili mund të përdoret si çaj, si vaj eterik, si mëlmesë, apo të hahet i freskët. Dhe ajo qe është me e rëndësishmja xhenxhefili nuk ka asnjë efekt anësor.