Një marrëdhënie qarkulluese

Përgjigjet që marrim janë rezultat i tipit të mesazhit që dërgojmë. Komunikimi është gjithmonë një marrëdhënie qarkulluese.

Problemi është që në pjesën më të madhe të rasteve ne mendojmë se jemi të qartë dhe habitemi kur të tjerët nuk komunikojnë me ne në mënyrë po aq të qartë.

Pyesim veten për përgjigjet e tyre, nevrikosemi sepse nuk arrijmë të kuptojmë, por as nuk na vjen fare në mend dyshimi, që ato fjalë nuk janë gjë tjetër vetëm përgjigjet e atyre që kemi thënë ne.

Në mendje ne e kemi të qartë atë që duam të themi, por në momentin kur përkthejmë mesazhin tonë në fjalë të thëna në një mënyrë të shoqëruar me gjeste (që ndoshta nuk kanë të bëjnë fare me mesazhin) ajo deformohet. Personi tjetër interpreton dhe përgjigjet në bazë të interpretimit tënd. Studiuesit kanë vënë re që interpretimi i një mesazhi mbulohet 55% nga lëvizjet e trupit, 38% nga gjuha (pra nga toni i zërit), 7% nga komunikimi verbal ashtu siç është (d.m.th në bazë të fjalëve që thuhen). Për këtë duhet të dish kush janë me të vërtetë elementet për t’u mbajtur nën kontroll, ndoshta dhe duke parë shumë biseda tonat.

Një veturë ka ndaluar në semafor. Është një grua në timon. Burri që është ulur në anën e pasagjerit po e vështron: “Shiko se është e gjelbra!” dhe gruaja i përgjigjet: “Po i jap unë veturës, apo po i jep ti?”. Ky shkëmbim i shkurtër batutash mund të jetë një domethënie për të kuptuar diçka mbi komunikimin dhe mesazheve që jep një përgjigje e thjeshtë.

Së pari jepet një mesazh përcaktues: semafori është në të gjelbrën. Por na jep dhe disa informacione për dërguesin, pra për atë që thotë mesazhin; dallon ngjyrat, është i kujdesshëm dhe për më shumë thotë edhe diçka mbi opinionin që ka për pritësin, toni është më i lartë kur thotë frazat, tregon se nuk ka shumë besim tek aftësia e gruas që po i jep veturës. Të gjitha këto shqyrtime dalin në pah duke analizuar një batutë të thjeshtë.

Secili nga ne është mësuar të deshifrojë në këtë mënyrë, në shumë pak sekonda, çdo mesazh që merr. Por kjo nuk do të thotë që, interpretimi është gjithmonë i drejtë. Pikërisht sepse mesazhet që vijnë janë më shumë se një: sinjalet për t’u vënë re, shumohen (fjalët, por dhe toni i zërit dhe gjestet që e shoqërojnë, mendimi i atij që e thotë), dhe tundimi për të dhënë konkluzionet është e parezistueshme (gruaja mendon se burri nuk ka besim në mënyrën se si ajo i jep veturës). Për të gjitha këto arsye, shpesh komunikimi ynë nuk është i qartë siç duam. Dhe për këtë ja vlen të dish disa rregulla, që të lejojnë të vështrosh e të dëgjosh korrektësisht e pastaj të shprehesh më mirë.

Një trup në harmoni

55% e komunikimit tonë është jo verbale d.m.th vjen nga lëvizjet e trupit. Për këtë arsye duhet të dimë të kontrollojmë, ose më mirë akoma të jetojmë në harmoni. Çdo bisedë është më përfituese nëse i komunikon tjetrit një sensacion ekuilibri, qetësie dhe mirëqenieje. Nëse e kupton mund t’i drejtohesh shumë teknikave të shlodhjes dhe ushtrimeve të frymëmarrjes. Nuk është në fakt e domosdoshme të studiosh gjuhën e trupit.

Të dish që krahët e kryqëzuara në gjoks tregojnë mbyllje ose duke përkëdhelur flokët i tregon tjetrit joshjen, nuk është gjithmonë e lehtë për t’u komunikuar. Ndodh që ndonjëherë të çon dhe në nënkuptime. Duart e kryqëzuara p.sh mund të jenë një pengesë por, dhe mënyra që bashkëfolësi ynë adopton për të tërhequr vëmendjen (e në këtë rast mesazhi që jepet është i kundërt).

TË VËSHTROSH & TË DËGJOSH

Rregulla e parë për të kuptuar dhe për të qenë i kuptuar, është që të kesh harmoni dhe të mësosh të vështrosh tjetrin duke vënë në funksion vëzhgimin dhe dëgjimin. Duhet të mësosh të shikosh bashkëfolësin se çfarë pamje ka, çfarë pozicioni zë (mund të dëgjosh me vëmendje pa paragjykime, të dallosh çfarë fjalësh përdor më shpesh, me çfarë toni e bën bisedën). Dhe kjo nuk do të thotë të shprehësh një paragjykim. Vëzhgimi duhet të jetë i distancuar nga përshtypja.

E nëse nuk arrijmë të nxjerrim konkluzionin (p.sh personi po na flet me një ton të lodhur, i ka shpatullat e varura e nga kjo ne kuptojmë që është shumë i lodhur dhe nuk i intereson asgjë në bisedën tonë) duhet të verifikojmë me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Më fal, ndjehesh e lodhur? Do ta bëjmë më vonë këtë bisedë?”

Ndodh shpesh të zbulosh se je gabuar (personi nuk është i lodhur, ndoshta mban atë pozicion sepse i dhemb kurrizi). E njëjta punë bëhet dhe me veten tonë. Duhet të mësohemi të vetëkontrollohemi. Nëse në fillim duket e vështirë mund t’i kërkosh ndihmë një shoqeje që të të thotë sjelljen që ke dhe pozicionin që mban ndërsa flet, të na tregojë kush është toni i zërit dhe ritmi i ndjekur nga fjalët e tua.

TË STABILIZOSH NJË LIDHJE

Një komunikim i pëlqyeshëm arrihet duke ndjekur një përshtatje precize e skematike që po ju tregojmë më poshtë.

1. Kalibrimi
Kontakti i parë mes dy personave krijohet duke vështruar me kujdes tjetrin pa tentuar në interpretime personale.

2. Pasqyrimi
Dy persona në harmoni me njëri tjetrin, kur flasin përpiqen të mbajnë pozicionet e njëjta, të njëjtin ton të zërit sikur po shihen në pasqyrë. Nëse pasqyrim i nuk ekziston krijohen kontradikta (p.sh nëse gjatë një bisede njëri është ulur e tjetri në këmbë që e bëjnë komunikimin më të vështirë). Por pasqyrimi duhet të vijë në mënyrë natyrale e të mos shtrëngohet, përndryshe kthehet “papagallisht” e rrezikon të nevrikosësh tjetrin.

3. Kalkimi
Konsiston në kërkimin e mënyrës së bërjes, mendimit, shprehjet verbale, të vëzhguara më parë tek tjetri. P.sh. nëse bashkëfolësi ynë bën gjeste shumë ndërsa flet, mund të jetë një mënyrë për ta bërë të ndjehet rehat, “në familje”.

4. Drejtimi
Gjatë një bisede, njëri nga personat “drejton” tjetrin, pra e çon drejt një argumenti, një pikëpamje, një konkluzioni. Kjo nganjëherë është e paparashikueshme nga rolet sociale (në punë mes shefave dhe punëtorëve, në familje mes prindërve dhe fëmijëve). Por drejtimi funksionon nëse brenda komunikimit ka bashkëpunim mes të dy roleve. P.sh tjetri po na drejton duke na bërë pyetje, por ne me përgjigjet tona mund t’i tregojmë pikëpamje që nuk i pret.

USHTRIMET

Gjatë bisedave propozohen shumë ushtrime për të përmirësuar aftësitë e vëzhgimit ose të drejtimit. Për të kuptuar se si dëgjohet, mëso të hysh shpejt në sintoni me një të huaj. Ja disa shembuj që mund të përsëriten edhe me ndihmën e dy miqve.

Vëzhgimi
I kërkohet një personi të vështrojë me kujdes bashkëfolësin. Pastaj nxirret jashtë nga dhoma. Një person i tretë i sugjeron bashkëfolësit të ndryshojë mendimin e tij ose një të veçantë të veshjes. Vështruesi rihyn dhe duhet të dallojë ndryshimet. Ky ushtrim shumë i thjeshtë na lejon të kuptojmë cili është niveli i vëmendjes, nga çfarë tërhiqet dhe çfarë lë pas dore.

Tregimi
Dy persona tregojnë secili nga një histori. Pastaj kërkojnë një të tretë t’i dëgjojë dhe secili përsërit historinë e tjetrit. Ky ushtrim të lejon të verifikosh cilësinë e dëgjimit dhe aftësinë ose jo aftësinë e sjelljes së informacioneve të marra pa ndërhyrë dhe interpretuar.

Shkalla tretë
Një njeri ecën nëpër dhomë. Një tjetër përshkruan në mënyrë objektive atë që sheh. Një i tretë bën pyetje rreth situatës. P.sh personi i dytë thotë: “X po ecën me hap ushtari”. I treti pyet: Pse ushtari?” “Sepse përplas këmbët si ushtar”. Pyetjet detyrojnë personin që po përshkruan veprimin për të mos dhënë konkluzione të përshpejtuara dhe për të qenë sa më shumë asnjanës dhe i distancuar.

Prova drejtimi
Një njeri tregon se si e ka kaluar ditën. Tjetri bën pyetje për të ditur më shumë, për të kuptuar më mirë ndjenjat e provuara nga ai që tregon. Nëse p.sh personi thotë “ishte një ditë e mrekullueshme”, tjetri pyet “çfarë do të thuash me një ditë e mrekullueshme”. Në këtë ushtrim mund të vihen në provë aftësitë e pasqyrimit, të ripërsëritjes së atyre që janë thënë, dëgjimit dhe drejtimit. /Telegrafi/