Një martese të lumtur

Një martese të lumturA i thoni burrit/gruas tuaj shpeshherë të dua?

– A i kujtoni ditët e shënuara, si për shembull përvjetori i martesës apo ditëlindjet?

– A i kushtoni rëndësi vetes edhe në shtëpi?

– A e vlerësoni familjen e burrit/gruas njësoj si familjen tuaj?

– A harxhoni kohën e mjaftueshme për të folur vetëm rreth marrëdhënies tuaj?

– A tregoni ndaj burrit/gruas tuaj të paktën aq respekt sa tregoni ndaj shokëve/shoqeve tuaja?

– A merrni vendime të përbashkëta në lidhje me edukimin e fëmijëve?

Rastet e shqyrtuara gjatë karrierës së gjatë si avokat e kanë shtyrë studiuesin turk, Cengiz Hortoglu të botojë një përmbledhje të titulluar, “Sekretet e një martese të lumtur”.

Avokati Hortoglu ka dëgjuar historitë e shumë çifteve që kanë aplikuar për divorc, dhe në përmbledhjen e tij ka pasqyruar situatat në cilat çiftet gabojnë më shumë.

“Kam vëzhguar me hollësi shkaqet e divorceve, dhe në 3 vite jam takuar me më shumë se 3 mijë persona. Vetëm brenda këtij viti jam takuar me 284 persona që kanë aplikuar për divorc, ndërkohë që kam analizuar në mënyrë individuale 3 mijë raste të tilla”, deklaron Cengiz Hortoglu.

Ai shpjegon se rreth 30% e divorceve vijnë si pasojë e shkaqeve serioze, dhe 70% si pasojë e mosvlerësimit dhe komunikimit të dobët mes dy palëve, ose dhe e vetëm njërit prej bashkëshortëve.

Studiuesi turk thotë shkaqet më të zakonshme të ndarjeve vijnë nga kritikat e bashkëshortëve ndaj karaktereve të njëri-tjetrit, mungesa ekonomike,tradhëtia, dhuna, mosbindja, etj. Por sipas tij, mbi të gjitha qëndron moskomunikimi mes partnerëve.

“Ti gjithmonë kështu je, i njëjti! Asnjëherë nuk ke për të ndryshuar!”, janë këto disa nga eksplozivët e një martese thotë Hortoglu.

Këto shprehje merren direkt si fyerje dhe çojnë shpesh në mosmarrëveshje të cilave zor se u gjendet zgjidhja, thotë avokati.

Sipas tij, një njeri qe s’di të bëjë komplimente dhe që nuk interesohet asnjëherë për paraqitjen e burrit/gruas (që nuk i thotë qoftë edhe një herë “kjo të shkon shumë”), më mirë mos të martohet kurrë.

Çifteve që kanë aplikuar për divorc, Hortoglu iu sugjeron disa ndryshime në jetën e tyre, duke filluar nga ato brenda shtëpisë. “Ndërroni mobiliet e vjetra, hidhini gjërat e tepërta dhe rrobat e vjetra. Hiqni nga muret panoramat me pamje dimri dhe vendosni ne vend te tyre panorama me pamje pranverore. Ndiqni filma komikë dhe zini shoqëri që ju bën për të qenë gazmorë”, këshillon ai.

“Mosnjohja e mjaftueshme dhe sekretet që u mbajnë njeri-tjetrit bashkëshortët u hapin rrugë mosmarrëveshjeve. Para se të martoheni mësoni sesi të kontrolloni nervat e njëri-tjetrit”.

Ata që janë duke përjetuar probleme me alkoolin, stresin, frikën, etj., këshillohet të mos martohen pa kaluar këtë gjendje, pasi në martesë probleme të tilla veçse dyfishohen. Sipas studiuesit, nuk është e saktë shprehja që “pas martese problemet mbarojnë”. Nëse është e nevojshme, këshillohet të merren edhe ndihma mjekësore.

Hortoglu thekson se në rastet kur veprohet sipas idesë që fëmija shpëton martesën, atëherë kjo do të ndikonte negativisht në zhvillimin e vetë fëmijëve.

“Atëherë si do ta shpëtoni ju atë fëmije nga një martesë negative? Nuk keni të drejtë që për të shpëtuar martesën tuaj të shkatërroni jetën e fëmijëve. Fëmijëve vetëm një marrëdhënie e mirë mes prindërve ia shton lumturinë”, thekson studiuesi Hortoglu.

Në fund të librit të tij, si përfundim Cengiz Hortoglu thotë se pesë janë shprehjet magjike për një martesë të lumtur:

1. Ti me pëlqen!
2. Të vlerësoj!
3. Të kuptoj!
4. Të dua!
5. Të respektoj!/Start/