Një masazh të lehtë fytyrës

Pagjumësia, stresi, problemet digjestive, dhimbjet në periudhën e menopauzës dhe humbjes së memories janë gjendje që mjekohen me vështirësi.

Një shpresë e re për ta është refleksologjia, e cila e çliron trupin prej dhimbjeve. Kjo mjekësi alternative është gjithnjë dhe më e pranuar në mbarë botën, shkruan “Dejli mejl”.

Refleksiologjia ndikon në stimulimin e pikëve të caktuara të trupit, më shpesh të shputave të këmbës, duarve dhe të fytyrës, të cilat përputhen me disa pjesë të caktuara të trupit. Sot më e njohura është refleksiologjia faciale që kombinon masazhe me teori të bazuara në akupunkturë dhe në konceptin kinez për linja energjetike apo meridiale.

Sesioni fillon me stimulimin e pikave të akupunkturës së fytyrës me ndihmë të akupresurës, përkatësisht me shtypjen me majë të gishtërinjve të vendit me lëvizje rrethore. Me këtë metodë çlirohen muskujt dhe përmirësohet qarkullimi. Fytyra është mikromapë e trupit dhe me veprimin mbi fytyrë, trupi çlirohet prej dhimbjes, shpjegojnë refleksiologët. Disa mjekë besojnë në këtë metodë dhe tregojnë se bëhet fjalë për një masazh të zakonshme të fytyrës.

Komento