Njihuni me miqte e mire te bukurise suaj

Njerezit, te cilet rriten sasine e konsumimit te frutave dhe perimeve per gjashte jave radhazi, ishin me terheqes se me pare.

Shkencetaret e ‘ST Andrews University’ moren nen vezhgim 35 persona dhe i fotografuan ne fillim dhe ne fund te eksperimentit.

Duke konsumuar mesatarisht 2.9 per qind racione frutash dhe zarzavatesh ne dite, ne fund te studimit, ata ishin me te shendetshem krahasuar me personat e tjere, ndersa nje racion ekstra me 3.3 racione, nxorri ne pah bukurine e tyre.

Frutat dhe zarzavatet jane te pasura me karotenoide, te cilat mbrojne qelizat prej demtimit nga ndotja dhe rrezet ultravjollce dhe po ashtu mund te parandalojne semundje qe lidhen me moshen, si problemet kardio-vaskulare dhe te kancerit.

Studuesit duke marre ne krahasim fotot para dhe pas dietes,vune re se lekura e tyre kishte marre nje ndriçim te mire e kjo si pasoje e konsumimit te specave, karrotave, brokolit, kungullit dhe spinaqit. Ngjyra e lekures mund te ndikohet edhe nga perdorimi i frutave si molla, boronica dhe qershite.