Njihuni me tre shenjat kryesore të alergjisë

Të pikasësh simptomat e alergjisë është shumë e vështirë pasi janë shumë të ngjashme me simptomat e sëmundjeve të tjera.

Megjithatë mjekët japin tre shenjat kryesore të alergjisë.

Ato vijojnë si mëposhtë:

1.Kollitje e vazhdueshme – Nëse keni kollë të ftohtë pa dhembje fyti e inflamacione të tjera atëherë është shenjë e alergjisë.

2.Skuqjet e lëkurës – Gjatë stinës së verës skuqjet shkaktohen nga pickimi i mushkonjave, por edhe nga nxehtësia. Gjithsesi duhet të dini se edhe mushkonjat shkaktojnë reaksion alergjik.

3.Sy të ënjtur dhe kruajtje – Një nga reaksionet më të shpeshta alergjike janë inflamacionet në sy si dhe ënjtjet. Kjo vjen si pasojë e polenave dhe ushqimeve.

Komento