Nuk ka makiazh pa buzekuq

Nuk ka makiazh pa buzekuqNdonjeres i mjafton nje rimel te qerpiket, te tjerat preferojne buzekuqin. Simbol i sensualitetit, buzet ngjallin enderra erotike te meshkujt. Nuk eshte rastesi qe femrat e bukura te ekranit perdorin nje make-up perfekt per nje buzeqeshje mahnitese.

Te trukuara, te veshura… edhe buzekuqi kerkon vemendje. Per estetisten turke Zenepe Momo femra, buzet dhe pasqyra jane nje.

“Nuk ka makiazh pa buzekuq dhe buzekuq pa makiazh. ‘Make-up’ ne buze eshte nje element qe nuk duhet te mungoje ne fotografine e vajzave dhe grave”, shprehet Momo.

Ashtu si pershtasim ngjyren e flokeve me tiparet edhe kjo mase duhet te jete frut i nje kombinimi.

“Nje floku te zi mund t’i vendosen nje i kuq i forte”, thote estetistja Arta Mitro.

“‘Make-up’ ne buze eshte nje detaj i vecante. Ai ne darke eshte i ndryshem nga i paradites. Ne mbremje, dasme apo feste kerkohet aplikimi i ngjyrave te forta dhe te plota, gjithnje duke respektuar rregullin kur lyejme syte nuancat ne buze jane te lehta dhe anasjelltas”, shpjegon Momo.

Arta Mitro qe prej vitesh i eshte kushtuar artit te se bukures thote se aplikimi i buzekuqit nuk njeh moshe.

“Tendencat jane gjithmone te lehta dhe perdoren ne cdo moshe”, thote Mitro.

Estetistet jane me te rezervuara ne keshillat e tyre. Ato jane mbrojteset me te flaketa te natyrales.

“Nuk eshte e shendetshme qe te rejat nen moshen 18 vjec te perdorin buzekuq qofte ky edhe i lengshem. Per moshat deri ne 30 vjec une do te keshilloja vetem aplikimin e nje shkelqyesi te lehte, ndersa per mesograte buzekuq mat”, shpjegon Momo.

Mishtore ose jo, e re apo ne moshe, industria e kozmetikes ofron gjithcka per te patur nje buzeqeshjeje joshese te meshkujt ne cdo stine te vitit.

“Sivjet ka qene shume ne mode e kuqja si Merlin Monro ne vite”, pohon Mitro.

Nese doni qe te ngjajne te bukura ne cdo moment edhe pasi keni konsumuar pije apo ushqim, beni mire te degjoni kete keshille, falas:

“Qe te qendroje sa me gjate fillimish i lyejme me krem–puder me pas vendosim buzekuqin, vendosim perseri puder dhe ne fund aplikojme shkelqyesin vetem ne mes te buzeve”, shpjegon Momo.

Bota i ka kushtuar shume vemendje ketij aksesori. Qe nga fundi i viteve 1800, buzekuqi ka ardhur ne forma te ndryshme aplikimi, per te mberritur sot tek nje buzekuq cudiberes:

“Kohet e fundit ka ne treg nje lloj i kuqi qe vepron si nje spec djeges dhe krijon pak fryrje”, thote Mitro./tch/