Nutella mund të shkaktojë kancer

“Nutella” është një ndër produktet më të shitura në të gjithë botën.

Sipas Autoritetit Të Sigurisë Ushqimore të Europës, përmbajtja në sasi të larta të vajit të palmës shkakton aktivizim të qelizave kancerogjene.

Kompania prodhuese e “Nutella”-s ka ndërmarrë një fushatë të gjerë marketingu televiziv duke dashur të bindë se vaji i palmës nuk është i rrezikshëm.

Së fundmi, autoritetet e “Nutella”-s kanë shkruar në faqen e tyre të internetit: “Vaji i palmës është përbërësi më i mirë për të garantuar shpërbërjen e ushqimit dhe për të shmangur procesin e hidrogjenizimit, duke bërë që të mos shëndoshemi”.

Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit ka raportuar se vaji i palmës gjeneron më shumë papastërti që janë potencialisht më shumë kancerogjene sesa vajrat e tjera bimore kur rafinohet në temperaturë mbi 200 gradë Celsius.

Pas këtij reagimi, disa prej marketeve më të madha në Itali, përfshi edhe më gjigandin, “Coop”, e kanë bojkotuar Nutella-n deri në sqarimin e plotë të asaj që po ndodh.

Megjithatë Ferrero, prodhuesi i Nutella-s insiston se produkti që ata kanë në treg nuk shkakton asnjë dëm në shëndetin e konsumatorit, dhe është më tepër sesa i sigurt, dhe prandaj ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të bindur qytetarët.

Vaji i palmës gjendet në qindra produkte të përditshme shtëpiake, por reagimet më të ashpra ishin kundër “Nutella”-s, duke qenë se është një nga produktet më të konsumuara në botë, përfshi

Komento