Optimizmi ndihmon pacientet te jetojne me gjate

Një studim i ri i publikuar në Archives of Internal Medicine (Arkivat e Mjeksis Interne) konfirmon fuqin shëruese të të menduarit pozitiv.

Hulumtuesit në Univerzitetin Duke kan studiuar rastet e më shumë se 2800 pacientëve me sëmundje zemre për një periudh 15 vjeçare duke u munduar që të dallojnë lidhjen mes shpresës (pritjes) së tyre për shërim dhe jet më të gjatë.

Çka kan zbuluar është se ata pacient të cilët anonin nga pesimizmi, ashtu si është evidentuar nga përgjigjet e tyre në pyetjet e 18 anketave, kishin 30% më shumë gjasa të vdisnin gjatë periudhës së studimit. Pacientët më optimist (ata të cilët më së shumti kishin shpresa për shërim të plot) vazhdimisht mbijetonin (jetonin më gjatë) se sa pesimistët.

Edhe atëherë kur hulumtuesit faktorizonin gjërat si mosha, të ardhurat, depresionin dhe ashpërsin e sëmundjes, individët pesimist prap kishin rritje të rrezikut për vdekje.

Hulumtuesit hipotizojnë se pacientët me probleme zemre që kanë pikpamje negative në gjendjen e tyre mund të krijojnë stres emocional dhe tension ndaj vetvetës, gjë që tutje mund të pengoj aftësin e trupit të tyre për t’u shëruar. Stresi, siq dihet, është i njohur që ka efekt shkatërrues në shëndet dhe anë e kënd botës është i njohur si faktor me rrezik të lartë në zhvillimin e sëmundjes së zemrës dhe në komplikimet e sëmundjeve të zemrës.

Në anën tjetër, pacientët të cilët kishin pikpamje pozitive ishin më proaktiv në qasje me gjendjen e tyre dhe më të përkushtuar që të ndjekin planin për trajtim të plot.

Në një editorial shoqërues të titulluar Optimizmi mes Sëmundjes Serioze: Ilaç Klinik apo Enigm Etike?, Mjekët Robert Gramling dhe Ronald Epstein shkruajnë:

“…Otimizmi është një ilaç i fuqishëm që krahasohet në mënyrë të favorshme me ato terapi mjeksore që janë tejet efektive. Duke marr parasysh madhështin e efektit që optimizmi ka në shëndetin e zemrës dhe mbijetesës, na duhen më shumë hulumtime për të shpalosur rrugët që përshkojnë këtë fenomen.”

Optimizmi si strategji shëruese vërtet nuk është koncept novelash. Sidoqoftë, është vështirë të mbajm qëndrim optimist veçanërisht atëherë kur përballemi me sfida shëndetësore. Por, shumë njerëz me sukses e kanë përdor Ligjin e Atraksionit, ideja që është popullarizuar nga libri dhe dokumentari The Secret ku shtjellohet se për t’u shëruar nga gjendjet kronike, ne krijomë realitetin fizik me mendimet tona.

Thën thjesht, Ligji i Atraksionit (Tërheqjes) thot ”e njëtja tërheq të njëjtën”. Të menduarit pozitiv dhe negativ sjelling rezultate pozitive dhe negative. Ke patur rastin të lexosh librin The Secret apo të shohësh dokumentarin? A beson se kjo është e vërtet? Nëse po, çka bën që të jesh pozitiv?