Ozoni kundër dhembjes së shpinës

Ozoni tkurrë indin dhe zvogëlon dhembjen, e më së shumti ndihmon të nxjerrja e nyjave, apo të hernia e diskut.

Oksigjeni që gjendet në ozon, që ka të bëjë me ngrohjen globale, do të mund të bëhet tretmani më i ri për trajtimin e dhembjes së shpinës, ka treguar një studim në klinikën spanjolle “Doctor Negrin University Hospital”.

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar se ozoni tkurrë indin dhe zvogëlojnë dhembjen, shkruan ‘Daily Mail’.

Më së shumti ndihmon të nxjerrja e nyjave apo të hernia e diskut.

Me qëllim të mjekimit, ozoni është prodhuar në laborator në gjendje të lëngët, e më pas është kombinuar me oksigjen.

Disqet janë jastëkë të rrumbullakët mbrojtës, të përbërë nga kërci, që gjenden midis unazave të boshtit kurrizor, ku kanë veprim amortizues.

Gjatë dimrit, disqet gradualisht humbin ujin që përmbajnë, gjë që i bën më pak fleksibil dhe më të prirë për t’u lënduar.

Sipas mënyrës së re të mjekimit, mjekët planifikojnë që të përdorin kamera të vogla, me anë të së cilave çohet gjilpëra deri te indi i dëmtuar, ku injektohet ozoni.

Komento