Pagjumësia shkakton Alzheimer

Pagjumësia shkakton AlzheimerMungesa e gjumit, sjellë jo vetëm lodhje dhe nervozizëm, por sipas studimeve të fundit- mund të shkaktojë edhe sëmundjen e Alzajmerit.

Nëse nuk do të mbyllësh dot sytë, atëherë në trurin tënd do të krijohen proteinat që njihen si “grabitëset e kujtesës”.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë Berkli, zbuluan se mungesa e një gjumin e thellë lidhet me një rrezik më të lartë të formimit të proteinave beta – amiloide, të cilat besohet se godasin kujtesën afat – gjatë dhe shkaktojnë sëmundjen e Alzajmerit.

Më pas pikërisht këto proteina shkaktojnë pagjumësi, dhe krijohet një rreth vicioz. Autori i studimit Bryce Mander tha se “nëse ndërhyjmë, për të përmirësuar gjumin, ndoshta mund ta këpusim këtë zinxhir shkakësor”.

Zbulimi u publikua të hënën në gazetën “Nature Neuroscience”. Për studimin ndihmuan 26 persona nga 65 deri në 81 vjeç, të cilët nuk kishin shfaqur asnjë shenjë të demencës, crregullime psikiatrike apo të gjumit.

Duke iu referuar Qendrës Ndërkombëtare për Sëmundjen Alzajmer, janë të të paktën 44 milionë persona që bashkëjetojnë me sëmundjen dhe parashikimet për të ardhmen janë shqetësuese.