Pagjumësia shkakton sëmundjet psiqike

Aktiviteti i trurit që lidhet me sëmundjet psikiatrike është vëzhguar edhe te njerëz të shëndetshëm, të cilët kanë humbur qoftë edhe një natë të vetme gjumi.

Ndërsa studionin pse pagjumësia na bën të ndjehemi kaq keq, ky studim mund të ndikojë edhe në interpretimin tonë në një tjetër mënyrë për sëmundjet nervore. Disa vullnetarëve u është kërkuar të qëndrojnë një natë pa gjumë deri në orën 5 të mëngjesit.

Mëngjesin pasardhës ata kryen një seancë skanimi të trurit të tyre, ku u shfaqën imazhe shqetësuese, të përgjakshme, si trupa të gjymtuar apo fëmijë me plagë.

Pas kontrolleve u vërtetua se grupi i privuar nga gjumi kishte rritje të aktivitetit në amigdala, zona e trurit që lidhet me procesin e frikës dhe emocione të tjera. “Efekte të ngjashme shihen te persona me depresion të fortë apo edhe stres post-traumatik”, tregon Metju Ualker, profesor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, i cili e udhëheq këtë studim.

Mendohej se sëmundjet psikike krijojnë probleme me gjumin”, tha ai. “Ne duhet të mendojmë edhe mundësinë se janë parregullsitë e gjumit që krijojnë këto sëmundje”, ka theksuar Ualker.