Pantallonat që shkrijnë celulitin brenda 21 ditëve

Pantallonat që shkrijnë celulitin brenda 21 ditëvePantallonat e rinj të shkurtër dhe seksi, të cilët barten nën rroba, në etiketë përmbajnë premtimin se pas tri javëve të bartjes, pjesëtareve të gjinisë më të bukur, do t’ua tërheqin kofshët dhe do t’ua shkrijnë dhjamin me masazh të butë të lëkurës.

Shumica e femrave, më së shumti që mund të presin nga veshjet e brendshme, është se do të fshehin koren e portokalltë në prapanicë dhe kofshë.

Mirëpo, tipi i ri i pantallonave të shkurtër (mbathjeve të brendshme), vërtet do të shkrijnë celulitin dhe do të harxhojnë kaloritë, kështu që pas 21 ditëve, nëse i bartni tetë orë në ditë, ato do të duhej të tërhiqnin kofshët dhe prapanicën dhe të tëhollojnë belin.

Kur janë matur përmasat e vendeve strategjike, shtresat e dhjamit janë zvogëluar për shtatë centimetra. Koha në prag të festave të krishtlindjeve dhe vitit të ri, i shtyn femrat në aplikim të dietave të ashpra, në mënyrë që të shkëlqejnë në ngjarjet e ndryshme të punës, ato shoqërore dhe familjare dhe këta pantallona të shkurtër, janë paraqitur në momentin më të duhur.

Pantallonat janë punuar nga poliamidet e dendura, të ngjashme me trikot prej 62 DEN, mirëpo, kanë efektin 3D, sepse materiali në mënyrë të butë i bën masazh lëkurës dhe me këtë e nxitë qarkullimin e gjakut. Lëngjet e grumbulluara, toksiket dhe shtresat e dhjamit shkatërrohen dhe pastaj nxirren jashtë përmes mëlçisë dhe veshkave.

Ky material i ri, përmban ekstrakte të pjeshkës, e cila ushqen lëkurën dhe çaj të gjelbër, i cili vepron si antioksidues, derisa ekstrakti i kafesë, eliminon ujin e grumbulluar. Këto pantallona, momentalisht mund të blihen në zinxhirin britanik të dyqaneve ‘Debenhams’, me ngjyrë të zezë dhe atë të lëkurës. Pantallonat e shkurtër me bel të ulët, kushtojnë 25 funte, ndërsa ato me bel të lartë, 30 funte. Trikot me të njëjtin efekt, kushtojnë 38 funte.

One Comment

  1. nje pal pantallona qe shkrijn celulitin brenda 21 diteve

Komento