Parandalojeni plakjen me ilaçe natyrale!

Parandalojeni plakjen me ilaçe natyrale!Plakja është një proces i pashmangshëm, pasi që çdo njeriu i vjen koha e plakjes, ndërsa sfida më e madhe për njerëzit në përgjithësi dhe femrat në veçanti është që t’i parandalojnë shenjat e plakjes së parakohshme, mision në të cilin do t’ju ndihmojnë këshillat, të cilat jua kemi sjellë më poshtë

Qumështi i kokosit

Ky ilaç natyral ju ndihmon që ta arrini një lëkurë me më shumë shkëlqim. Thjesht, nxirreni qumështin nga kokosi dhe aplikojeni në fytyrë, për t’i shijuar më pastaj përfitimet që vijnë nga ky produkt çudibërës.

Image
Maska me avokado

Avokado përmban shumë vaj natyral, gjë që i ndihmon shumë lëkurës, sidomos femrave më në moshë që, tradicionalisht, kanë lëkurë më të thatë. Thjesht, trajtojeni lëkurën me copëza të avokados, apo shtypeni mirë avokadon dhe krijoni maskë.

Qumështi

Qumështi është njëri nga produktet më të përshtatshme për largimin e qelizave të vdekura nga lëkura. Qumështi përmban acid laktik, për të cilin, studimet klinike kanë treguar që ju ndihmon me gjenerimin e qelizave të reja të lëkurës. E tëra që duhet të bëni është ta trajtoni lëkurën me qumësht, çdo natë, pasi ta keni pastruar me ujë.

Patatet

Këto perime janë një mënyrë shumë e përshtatshme për largimin e shenjave dhe pigmenteve në fytyrë, të cilat e sinjalizojnë plakjen e parakohshme. Këto shenja, më së lehti, mund të largohen duke e trajtuar atë pjesë të lëkurës me patate të qëruar.

Maska shtëpiake

Shumica e femrave, që vuajnë nga problemet me akne, puçrra dhe shenja tjera në fytyrë, mund të shpëtojnë me këtë maskë të thjeshtë shtëpiake, e cila krijohet nga përzierja e sasisë së njëjtë të glicerinës, lëngut të limonit dhe lëngut të trëndafilit. Përzierja aplikohet në lëkurë para se të shkoni në shtrat.

Mjalti

Siç edhe mund ta dini, mjalti njihet si njëri nga produktet më të rëndësishëm, natyralë, për trajtimin e lëkurës, e, njëra nga arsyet kryesore është edhe fakti që mjalti ju ndihmon në largimin e shenjave, që shfaqen në pjesën e lëkurës përreth syve.

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit bën çudira, duke filluar nga zbardhimi i dhëmbëve deri tek eliminimi i shenjave të pleqërisë, që shfaqen në lëkurë. Megjithatë, kohëve të fundit lëngu i limonit ka filluar të gjejë përdorim të gjerë edhe në trajtimin e pjesëve të lëkurës në gjunjë dhe bërryla, nga ku, vitamina C, që gjendet në limon, ju ndihmon t’i largoni pjesët e errëta, që shkaktohen nga qelizat e vdekura.

Komento