Parazitët intestinalë, shenjat dhe shkaqet

Organizmin e njeriut mund ta parazitojnë shumë mikroorganizma, pra, të marrin përfitime prej tij. Në klasifikimin që merr për bazë ndërtimin qelizor, parazitët i ndajnë në njëqelizorë dhe shumëqelizorë.

Dy nga llojet kryesore të parazitëve intestinalë janë helmintet (krimbat e zorrëve) dhe protozoarët.

Helmintet janë parazitë shumëqelizorë me përmasa që shkojnë nga disa milimetra, deri në disa metra. Tek të rriturit ato nuk mund të shumëfishohen. Ndërsa protozoarët kanë vetëm një qelizë, që transmetohet zakonisht kur dikush bie në kontakt me feçet e infektuara (për shembull, nëpërmjet ushqimit ose ujit të kontaminuar).
Shenjat dhe simptomat Parazitët mund të jetojnë në zorrë për vite me radhë pa shkaktuar simptoma. Nëse shkaktojnë, shfaqen këto simptoma:

Dhimbje abdominale
Diarre
Të përziera dhe të vjella
Gazra ose fryrje barku
Dizenteri
Dhimbje barku
Lodhje dhe dobësi
Acarim në pjesën e rektumit
Rënie në peshë
Shfaqje e parazitëve në jashtëqitje
Nga se shkaktohen? Këto faktorë rrisin rrezikun e zhvillimit të parazitëve intestinalë: Qëndrimi në një vend me kushte higjienike të papërshtatshme
Udhëtimi në vende të tjera
Higjiena e dobët (si për ushqimin ashtu edhe ujin)
Mosha – fëmijët dhe të moshuarit rrezikohen të infektohen më shpejtë
Sistemi i dobët imunitar
Virusi HIV AIDSDiagnoza
Mjeku mund t’ju pyesë nëse keni udhëtuar jashtë shtetit së fundi ose keni rënë shumë në peshë. Nëse ai mendon se keni parazit intestinal, do të duhet të kryeni një ose disa nga analizat e mëposhtme: Analiza e feces (jashtëqitjes) mund të zbulojë si helmintet (krimbat zorrëve) ashtu edhe protozoarët. Para se të merrni ilaçe kundër diarresë ose antibiotikë, duhet të bëni fillimisht një analizë të jashtëqitjes. Një tjetër mjet diagnostikimi është vëzhgimi mikroskopik i parazitit. Doktori mund të përdor rrezet X me barium për të diagnostikuar probleme më të rënda të shkaktuara nga parazitët, edhe pse zakonisht këto teste nuk janë të nevojshme. Burimi: University of Maryland Medical Center

Komento