Parfumi i bën femrat më të tërheqëse

Fytyrat femërore bëhen më tërheqëse nëse është e pranishme një aromë e këndshme, kanë zbuluar kërkuesit.

Ata shprehen se aromat mund të ndryshojnë mënyrën sesi dukemi dhe tërheqjen që përjetojnë të tjerët ndaj nesh.

Megjithatë, shkencëtarët janë shprehur se efekti nuk ndikon në perceptimin e moshës së femrave, pra nuk i bën të duken më të reja.

Aromat e këndshme dhe tërheqja e fytyrës ndërveprojnë në një përzierje emocionale që lidhet me bukurinë. Sfida tjetër e shkencëtarëve është të zbulojnë nëse ndodh e njëjta gjë tek meshkujt.

Komento