Pas seksit jeni të lumtur dhe të shëndetshëm

Nuk ka nevojë t’u thotë askush se seksi ju bën të lumtur dhe është i mirë për shëndetin tuaj. Megjithatë, një studimi i ri për këtë temë ka zbuluar se sa jeni saktësisht të lumtur dhe sa janë të kënaqur trupi dhe truri juaj.

Shkencëtarët nga Spitali shtetëror në Boston kanë vërejtur ndryshime në hormonet e lumturisë pas seksit, gjegjësisht ato ‘çmenden’ pas aktit seksual.

Është vërtetuar se jeta më e mirë seksuale mund ta përgjysmojë rrezikun nga goditja në tru dhe infarkti i zemrës.

Ndërkohë, shkencëtarët izraelitë thonë se njerëzit të cilët përjetojnë orgazëm së paku dy herë në javë, zvogëlojnë gjasat për infarkt për 30 për qind, në krahasim me ata që nuk e përjetojnë këtë.

Po ashtu, është vërtetuar se shtatzënia varet nga jeta kualitative seksuale e dy partnerëve.

Ndërsa është interesante se femrat janë ato që më shpesh e marrin iniciativën dhe përgjegjësinë për kualitetin e seksit. /Telegrafi/

Komento