Pas zënkës le të pasojë seksi!

Nëse për ndonjë arsye ziheni me partnerin, pas kësaj duhet të bëni marrëdhënie seksuale. Seksi pas një zënke është më i miri!

Ata të cilët fillojnë marrëdhëniet seksuale pas ndonjë mosmarrëveshjeje, pohojnë se seksi në këtë moment është shumë i mirë, eksploziv dhe i jashtëzakonshëm.
Megjithatë, nuk janë të paktë edhe ata që thonë se një veprim i tillë është jashtë çdo rregulli, pasi që ata as që mund të mendojnë për seks pas përleshjeve që kanë pasur njëri me tjetrin

Arsyeja pse rekomandohet marrëdhënia seksuale pas ndonjë zënke, është se gjatë ‘përleshjes’ rritet niveli i testosteronit- hormon përgjegjës për dëshirën seksuale dhe epshin. Prandaj në një moment të tillë mjafton prekja e kokës që të nxitë dëshirë seksuale, me ç’rast njeriu dëshiron ta zbrazë nivelin e lartë të testosteronit të grumbulluar. Ndërsa mënyra më e mirë për lirimin e këtij hormoni është seksi.

Mosmarrëveshjet dhe tradhtia
Në rastet kur partnerët shumë shpesh zihen me njëri-tjetrin, vjen deri te tradhtia. Kjo tradhti nuk është domosdoshmërisht pasojë e zënkës dhe temës që bart mosmarrëveshja, mirëpo është pasojë e rritjes së nivelit të testosteronit, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të eliminohet.
Gjatë zënkës, niveli i testosteronit rritet shumë, gjë që pasohet me rritje të epshit. Meshkujt që shumë zihen, ecin sikur bomba të tempuara dhe kërkojnë shansin e çlirimit, dhe kështu tradhtojnë.

Një mënyrë tjetër për largimin e testosteronit
Ekziston edhe një tjetër mënyrë për të eliminuar testosteronin. Ata të cilët zënka nuk i bën të kërkojnë marrëdhënie seksuale, mund të eliminojnë testosteronin duke u pajtuar dhe duke u përkëdhelur. Afërsia dhe përqafimi do të eliminojnë sasinë e tepërt të testosteronit. /Telegrafi/

Komento