Pasojat nga keqpërdorimi i personave të moshuar

Ngjashëm me llojet e tjera të dhunës, maltretimi i të moshuarve përbënë keqpërdorim fizik, seksual dhe psikik po ashtu edhe lënie pas dore. Por, personat më të moshuar janë të ndjeshëm edhe në keqpërdorimin ekonomik, ndaj se të tjerët në mënyrë jo adekuate i shfrytëzojnë mjetet e tyre.

Informacionet për shkallën e keqpërdorimit të personave të moshuar janë të pakta. Studimet e pakta që janë bërë popullatës tregojnë se ndërmjet 4% dhe 6% nga personat e moshuar kanë mbijetuar një lloj forme të keqpërdorimit në shtëpi.

Personat e moshuar janë në rrezik të lënies pas dore po ashtu edhe në institucione siç janë spitalet, shtëpi të pleqve dhe organizata tjera për kujdes afatgjate. P.sh., në një analizë të Kombeve të bashkuara, 36% nga personeli në shtëpitë e pleqve kanë paraqitur se kanë qenë dëshmitarë të një incidenti të keqpërdorimit fizik ndaj një pacienti më të vjetër në vitin e kaluar, 10% pranuan se vetë ato kanë kryer më së paku një akt të maltretimit fizik, kurse 40% kanë thënë se kanë pasur pacientë me maltretime psikike.

Këto lloj aktesh në institucionet për persona të moshuar përmbajnë kufizime fizike të pacientëve, i privon nga dinjiteti dhe zgjedhja në punët ditore dhe dhënie kujdes jo të mjaftueshme (p.sh., të lehen që të zhvillohen pasojat e shtypjes).

Pasojat nga keqpërdorimi i personave të moshuar
Për personat e moshuar, pasojat nga keqpërdorimi mund të jenë veçanërisht serioze, për shkak se eshtrat e tyre janë më të ashpra dhe përmirësimi zgjatë më tepër. Edhe një lëndim relativisht i imët mund të bëj dëm serioz dhe të përhershëm.

Faktorët-rrezik për keqpërdorimin e personave të moshuar?
Ekzistojnë shumë situata kur personat e moshuar i janë të vënë në rrezik prej dhunës. Në disa raste, marrëdhëniet familjare mund të keqësohen si rezultat i stresit dhe frustrimeve, pasi që personi i moshuar bëhet më varur. Të tjerët, varshmëria e dhënësit të kujdesit prej personit të moshuar për shkak të vendbanimit ose përkrahjes financiare mund të jenë
burim i konfliktit. Izolimi social është faktorë rreziku i rëndësishëm për personin e moshuar që të mbijetojë maltretim. Shumë persona të moshuar janë të izoluar për shkak dobësisë fizike ose mentale, ose nëpërmjet humbjes së shokëve anëtarëve të familjes.

Faktorët kulturor dhe socio-ekonomik të cilët mund të ndikojnë ndaj rrezikut të lënies pas dore janë:
– Pasqyra për njerëzit më të moshuar si të thyeshëm dhe të varur,
– Dallim i lidhjeve mes gjeneratave në familje,
– Ristrukturim i rrjetit kryesor për përkrahje të të moshuarve,
– Sistemi i trashëgimisë dhe të drejtës mbi pronën ndikojnë mbi shpërndarjen e fuqisë së të mirave materiale në familjet,
– Migrimi i çiftit të ri në pjesë tjera, duke i lënë prindërit e moshuar vetëm, në shoqëri ku për të vjetrit tradicionalisht janë kujdesur fëmijët e tyre.

Burrat e moshuar janë gati se në të njëjtin rrezik nga lënia pas dore siç edhe gratë. Por, në kulturat ku gratë kanë statutin social inferior, gratë e moshuara janë në rrezik të veçantë nga lënia dhe humbjen e të drejtës mbi pasurinë kur mbesin të veja.

Në institucionet, më e besueshme është që të vjen në keqpërdorim atje ku standardet janë të ulëta, personeli është dobët i trajnuar ose ka tepër punë, interakcionet ndërmjet personelit dhe banuesit në institucionet janë të rënduara, ambienti fizik është i
pakënaqshëm dhe ku politika është në interes të institucionit, e jo në interes të banorëve të saj.

Shërbime sociale
Në përgjithësi, vendet që ju japin shërbim të të maltretuarëve, apo personave të lënë pas dore ose të eksploatuar, atë e kanë bërë nëpërmjet rrjetit të përhershëm të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. Shërbimet e tilla zakonisht përmbajnë ndihmë mjekësore, juridike, psikologjike dhe financiare, poashtu edhe ndihmë për banim dhe për pyetje tjera
në lidhje me mjedisin. Intervenime tjera përfshijnë, strehimore për situata urgjente, grupe për përkrahje konkretisht për persona të moshuar të lënë pas dore dhe linje telefonike për
ndihmë.

Mbrojtja shëndetësore

Përsëri, pak programe për mbrojtjen e personave të moshuar janë të vendosura në spitale, dhe shumë mjek nuk diagnostikojnë lënien pas dore ose maltretimet, për shkak se edhe ajo nuk është pjesë e trajnimit të tyre.

Disa nga shenjat dhe simptomat të keqpërdorimit janë:

– dallimi kohor në mes lëndimit ose sëmundjes dhe kërkimit të ndihmës mjekësore,
– shpjegime të pabesueshme dhe të paqarta për lëndimet ose sëmundjen, ose nga ana e
pacientit,ose nga ana e atij që përkujdeset,
– vizita të shpeshta në repartin urgjent për shkak të keqësimit të gjendjes kronike përskaj kujdesit dhe mjeteve për ballafaqimin më këtë në shtëpi,
– rezultate laboratorike që nuk përputhen me anamnezën e dhënë.

Fushata edukative për ngritjen e vetëdijes së opinionit

Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së opinionit janë elemente me rëndësi për ndërprerjen e lënies pas dore dhe maltretimit. Qëllimi i të gjitha këtyre përpjekjeve është informimi i mjekëve dhe opinionit të gjerë për llojet e ndryshme të keqpërdorimit, se si të vërtetohen shenjat dhe simptomat e keqpërdorimit dhe ku mund të merret ndihma.

Mediumet mundet, po ashtu të jenë mjet i mundshëm për ndërrimin e qëndrimeve dhe zvogëlimin e stereotipeve për personat e moshuar. Programet edukative për personat e moshuar thjeshtë janë më të suksesshme në qoftë se informatat për lënien pas dore dhe maltretimet janë të gërshetuara me tema më të gjëra, siç është plakja e suksesshme ose mbrojtja shëndetësore./Telegrafi/

Komento