Pasta e dhëmbëve largon aknet dhe forcon thonjtë

Pasta e dhëmbëve largon aknet dhe forcon thonjtëHarroni në ilaçet e shtrenjta dhe kremrat që nuk kanë efekt në largimin e akneve, pasi që ilaçet gjendet në banjën tuaj.

Pos që shërben për higjienën e rregullt të gojës dhe dhëmbëve, pasta për dhëmbë po ashtu është treguar shumë e suksesshme në largimin e akneve dhe të njollave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Principi i efektit bazohet në aplikimin e pastës së dhëmbëve porsa të shfaqen aknet. Me rastin e vendosjes së saj mund ta ndjeni një djegie të vogël, nëse pasta është e fortë. Kur ta keni vendosur pastën mbi akne duhet të prisni rreth gjashtëdhjetë minuta, që të thahet e më pas e pastroni me ujë të vakët e më pas vendosni një krem hidratues pa yndyrë.

Edhe urdhja apo shenjat e etheve do të hiqen ‘si me dorë’, nëse e aplikoni pastën për dhëmbë. Me rendësi është që shtresën e pastës së dhëmbëve ta mbani për një ditë në hapësirat e infektuara.

Pasta për dhëmbë po ashtu është vërtetuar si një preparat i fortë në forcimin e thonjve. Pastën e vendosni në thua e më pas e lyeni dhe e lini për dhjetë minuta.

Thonjve ju bëni masazh pa lëvizje të ashpra. Edhe prerjet me zhilet, ku normalisht rrjedh gjak mund të ndalen me vënien e pastës për dhëmbë. Pasta e ftoh hapësirën e prerë, mbyll plagën dhe parandalon gjakderdhjen e mëtejme.