Pastrimi i fytyrës me produkte natyral

Pastrimi i fytyrës me produkte natyral Pastrimi i fytyrës me produkte natyrale është gjithmonë më i shëndetshëm se me produkte kozmetike jo natyrale. Ne ju rekomandojmë që fytyrën ta pastroni me vaj ulliri dhe kripë.

Vaji i ullirit është burimi perfekt me anti-oksidantë i cili ndihmon lëkurën të luftojë infeksionet e mundshme, aknet, plakjen dhe sëmundje të zemrës ose të kancerit. Vaji i ullirit përdoret zakonisht në gatim dhe paraqitet në modele të ndryshme si extra virgin. Kur përdoret në fytyrë ky vaj ka një efekt balancues dhe zbutës.

Përbërësit:

Vaj ulliri extra virgin

Ujë i ngrohtë

Kripë

Një peshqir i lagur

Përgatitja:

Bëni një dush të ngrohtë. Është shumë më mirë të përdorni vajin e ullirit sapo keni bërë dush, duke qënë se poret hapen nga uji i nxehtë dhe kështu vaji i ullirit ka mundësi të penetrojë në lëkurë. Vendosni një sasi të vogël vaji në dorë, nuk ju nevojitet shumë, mjaftueshem sa për të lyer gjithë trupin, ose vetëm për fytyrën. Gjithmonë sipas dëshirës suaj, mund të përdorni edhe pak kripë tek vaji i hedhur në dorë. Me vaj lyeni trupin, e masazhoni për dy minuta dhe qëndroni pak kohë deri sa vaji të futet në lëkurë. Fshini trupin me peshqir të lagur dhe vishni rrobat tuaja. Këtë gjë mund t’a bëni 3-4 herë në javë, ose aq shpesh sa mund t’ju nevojitet.