Patatja si preparat kozmetik

Patatja është një nga përbërësit bazë që duhet të gjenden në çdo shtëpi. Përderisa përgatitni ndonjë ushqim prej patates, ndani një sasi të saj për ta shfrytëzuar si efekt zbukurues.

Ja disa nga recetat që mund t’i përdorni me patatet si përbërës bazë:

1. Për zbutjen e shenjave në fytyrë dhe për një lëkurë të përsosur: Shtrydhni lëngun prej një patateje, duke e grirë në blender, dhe një lugë nga kjo masë përzieni me dy lugë lëng limoni dhe dy lugë argjile. Aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe ëlreni që të veprojë për 10-15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

2. Për zbardhjen e lëkurës: Përzieni një lugë gjelle me pure patatesh dhe një lugë gjelle me lëng limoni. Aplikoni në fytyrë dhe shpëlajni pas 10-15 minutash.

3. Për të hequr njollat e errëta në lëkurë: Tek njollat në fytyrë aplikoni patatet të përgatitura në formë pureje, mbajeni për 10 minuta e më pas shpëlajeni. Praktikoni këtë maskë rreth një muaji dhe do vëreni rezultate mahnitëse.

4. Maskë kundër rrudhave: Një lugë pure patatesh përzieni me një lugë kos. Përzieni masën mirë dhe lëreni që të qëndrojë për rreth 30 minuta. Më pas aplikojeni në lëkurë. Vitamina B6 që përmban patatja ka efekt kundër plakjes së lëkurës.

5. Kundër rrathëve të errët poshtë syve: Përzieni një lugë gjelle me pure patatesh dhe mjaltë. Mbajeni këtë maskë në zonën poshtë syve ku janë të paraqitur rrathët e nxirë, për afro 10-15 minuta, pastaj shpëlajeni. Kjo lloj maske gjithashtu zbut apo qetëson sytë e irrituar. 6. Si tonifikues natyror: Përzieni një lugë gjelle me lëng patatesh dhe trangulli. Zhyteni një pecetë në këtë koktel të fituar dhe masazhoni tërë fytyrën. 7. Për flokë të buta dhe me shkëlqim: Lëvoren e një patateje zieni për 10 minuta në ujë dhe më pas shpëlajini flokët me të. Ky ujë ndihmon edhe për të parandaluar paraqitjen e hershme të flokëve të thinjur

Komento