Peelingu i i lëkurës

Të paktën për një jave, do të jetë e nevojshme një sapun i mirë detergjent, një fshirës ose një heqës papastërtish delikat, i cili duhet kaluar në fytyrën e lagur me ujë të vakët; ky veprim duhet të përsëritet çdo mëngjes dhe mbrëmje për shtatë ditët e para, pastaj përgjatë gjithë muajit vetëm në mbrëmje.

Pastrimi “peeling”, i bërë vet, mund të përgatitet duke përzier disa lugë kos të hollë lope me një lugë të majme sheqeri të imët; alternativa për lëkurat më të yndyrshme përfaqësohet nga përzierja sheqer-limon…për lëkurat e thata mund t’i shtohet përzierjes kos-sheqer edhe një sasi qumështi pastrues për fytyrën.

Pasi të keni pastruar fytyrën, përdorni pastaj mbi të një shuk pambuku të lagur me tonik; lëreni të thahet produkti vetë dhe pastaj kaloni te një krem i veçantë, hidratues për ditën dhe ushqyes për natën. Mbi lëkurat e përziera ose të yndyrshme, kremi ushqyes zëvendësohet me pastrues yndyre.

Për të marrë rezultate të kënaqshme, këshillohet përdorimi i një maske kozmetike, e cila duhet përdorur në mbrëmje një ditë po një ditë jo për javën e parë, pastaj dy herë në javë për dy javët e tjera dhe në fund, një herë në javë me regjim të rregullt. Për të favorizuar veprimin e maskës, para aplikimit të produktit, duhet larë fytyra me ujë të ngrohtë dhe qumësht pastrues dhe, me fytyrën e lagësht ende, duhen bërë masazhe me lëvizje rrethore; shpëlani sërish fytyrën me ujë të ngrohtë, fshini me një pecetë teprinë e ujit dhe vini një shtresë të bollshme maske, duke e lënë të veprojë sa ka kohën e vet.

Pasi të keni respektuar kohën e veprimit të saj, mund ta lani fytyrën me kujdes dhe mirë, duke hequr tepricat e saj me një pastrues të mirë fytyre.