Pemët aleate të lëkurës

Fytyra nuk ushqehet vetëm me kremra hidratues. Të ndjekësh një dietë të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të garantuar të gjithë elementët të cilët ndihmojnë të “zhdukin” shenjat e kohës, ta mbajnë në formë, të hidratuar, të luftojnë rrudhat si dhe të shmangin daljen e damarëve të kuq, apo më keq akoma të puçrrave.

Ja cilat janë pemet aleate të lëkurës,qe mund t’i zbuloni lehtësisht, t’i konsumoni në mënyrë të vazhdueshme për të shmangur plakjen e lëkurës së fytyrës.

Shalqiri, pjepri dhe mango,si fruta të lëngshme janë të pasura me karotenoide, ideale për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

Por mos harroni që nuk është e mjaftueshme t’i përfshini në dietë: përdorni gjithmonë mbrojtjen e duhur kundër rrezeve të dëmshme të diellit në bazë të fototipit tuaj dhe ekspozohuni në diell gjatë orëve të para të mëngjesit, jo në pikun e vapës.

Kivi së bashku me portokallin e zakonshëm dhe atë të kuq janë një burim i pasur vitamine C, një ndër aleatët kryesorë të bukurisë. Në fakt vitamina C nxit sintezën e kolagjenit dhe është një element shumë i rëndësishëm kundër rrudhave.

Sipas një studimi të publikuar nga “American Journal of Clinical Nutrition”, femrat që ndjekin një dietë të pasur me këtë element e kanë lëkurën më pak të thatë dhe me më pak rrudha.

One Comment

  1. shum mir a? fenomenal ...
    hey akm nej pyetje ju liutem qofse ka mundesi em tregoni...
    ati qi po thot fytyra nuk ushqehet vetem me kremra hidratues?
    e shka po domethan fjala hidratues..
    pe di kremi e ka emrin hidratues po cka do em than ju lutem tregoni...shum mir numer 1 jeni

Komento