Pemët e thara që ju shpëtojnë eshtrat

Mënyra dhe stili i jetës, e po ashtu edhe faktorët ushqimorë mund të zvogëlojnë rrezikun nga osteoporoza. Për shembull, kumbullat e dhe rrushi i tharë mund të konsiderohen si më të dobishmet, si në parandalim po ashtu edhe në shërimin e osteoporozës.

Hulumtimi i ekspertëve amerikanë, që ishte botuar në revistën “British Journal of Nutrition” ishte marrë me anketimin se deri në ç’masë konsumimi i kumbullave të thara mund ta parandalojë humbjen e masës së eshtrave tek femrat, që ishin diagnostikuar me osteopeni pas menopauzës.

 

Për nevojat e hulumtimit ishin anketuar rreth 236 femra për të cilat ishte vërtetuar se nuk kishin përdorur kurrfarë ilaçe, që do të mund të ndikonin në metabolizmin e eshtrave. Ato ishin ndarë në dy grupe. Grupi i parë gjatë 12 muajve çdo ditë kishte konsumuar 100 g kumbulla të thara, derisa grupi tjetër kishte konsumuar mollë të thara.

 

Të dyja grupet gjatë hulumtimit kishin konsumuar edhe 500 mg Ca dhe 400 IJ vitamina D. Pas testeve të kryera ishte vërtetuar se konsumimi i kumbullave të thara kishte shtuar dendësinë e eshtrave dhe atë në palcën kurrizore, dhe me këtë rast ishte vërtetuar se kumbullat e thara në të vërtetë forcojnë eshtrat.