Peneli Candy Cat, tendenca e vjeshtes

Peneli Candy Cat, tendenca e vjeshtesDuke bërë një xhiro në faqet e modës e makeup-it në Instagram nuk do ju shpëtojë detaji më i fundit që ka lidhje me Krishtlindjet dhe festat e fundvitit, që kaq shumë po presim.

Candy Cane Eyeliner është tendenca e fundit që kanë aplikuar shumë blogger-e nga vende të ndryshme të botës.

Çfarë është “Candy Cane Eyeliner”? Është si peneli që realizojmë në pjesën e sipërme të syve, por me një diferencë festive.

Në vend të ngjyrës së zezë ajo kombinon dy nga ngjyrat kryesore të festave, të kuqen dhe të bardhën. Ngjyrat që përdoren edhe për të përgatitur edhe bastunët e ëmbël karakteristikë të Krishtlindjeve. Si mund ta realizoni? Mund të duket e vështirë për t’u realizuar, por taktika është shumë e thjeshtë.

Fillimisht aplikoni penelin e bardhë dhe më pas me një të kuq formoni vizat e pjerrëta.

Nëse dëshironi të shikoni më shumë foto rreth kësaj tendence, mjafton të kërkoni në Instagram me hashtag-un #CandyCaneEyeliner.

Komento